Sport Shqiptar

Gega: Nuk kemi përkrahje financiare, trajnerët nuk paguhen si duhet

Atletja shqiptare, Luiza Gega, ka folur për vështirësitë në sportin e saj.

Ajo ka theksuar mungesën e pagesës ndaj trajnerëve.

“Diçka tjetër që është shumë gabim që trajnerët janë totalisht jo të mirë paguar. Trajneri im merr vetëm 200 mijë Lekë të vjetra, nga Klubi Sportiv Tirana dhe asnjë gjë tjetër. As nga ministria, as nga federata, nga asgjë. Këtë shikoj gapin më të madh qoftë edhe tek nxjerrja e talenteve të reja që trajnerët janë jo të mirë paguar dhe nuk kanë si t’i përballojnë kushtet financiare sepse shumë prej tyre janë edhe familjarë, nuk i intereson që të lënë familjen, për t’u marrë me diçka tjetër vetëm për pasion që nuk i sjell të ardhura”, raporton Klan News.

Kampionia evropiane foli edhe për vështirësitë financiare gjatë fillimit të karrierës së saj.

“Mund të ketë ndodhur në fillimet e mia kur unë duhet të vija në shkollën e lartë, pra ndryshe dhe nga motrat e mia që bënin shkollën, njëkohësisht mundoheshin edhe të punonin sepse sigurisht të jesh studente nuk është kaq e lehtë në qoftë se nuk ke një mbështetje financiare, të gjithë ishim në shkollë të lartë, ndërsa unë nuk e ndihmoja dot familjen time, përveç se nuk e ndihmoja dot, sigurisht që kisha dhe më shumë kosto sepse sporti për fat të keq nuk bëhet dot kur nuk ke këtë mbështetje që mundohesh të jesh… pak më shumë fokus në ushqim, pastaj baza materiale që ne na duhen qoftë ato atlete specifike, shpesh herë konsumoheshin shumë shpejt. Pra janë shumë gjëra”.

Lexo edhe:
Gega është vajza e artë e Shqipërisë

Gega është një nga atletet më të suksesshme në Shqipëri.

Vetëm disa muaj më parë ajo fito medalje në lojërat mesdhetare “Oran 2022”.

/Shqip.com