Sport Shqiptar

Gega është vajza e artë e Shqipërisë

Atletja shqiptare, Luisa Gega ka arritur ta ngjisë flamurin shqiptar në podium në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”.

Gega fitoi garën 3000 metra me pengesa, duke shkëlqyer në pistë, teksa dominon garën.

Atletja e përfundoi garën në një kohë prej 9.14.29, duke thyer sërish rekordin kombëtar 9:15.48, që u vendos nga vetë Luiza më 6 qershor në Holandë.

Atletja fiksoi edhe kohën më të mirë në Lojërat Mesdhetare, që mbahej nga vet ajo me 9.27.73 si dhe konfirmoi medaljen e artë që pat fituar katër vite më parë në Tarragona.

Me medaljen e Luiza Gegës, tani Shqipëria ka dy medalje të arta dhe një bronz./Shqip.com

/Shqip.com