Lajme

Gazment Bardhi zbulon thelbin e protestës: Gjykata të na japë vulën, s’ka më dyshime kush është PD-ja!

Pas mbylljes së protestës së opozitës përballë Kryeministrisë, deputeti Gazment Bardhi nga selia e Rithemelimit të PD, tha se tashmë nuk ka më dyshime se cili grupim përfaqëson Partinë Demokratike.

Duket se thelbi i protestës ka qenë pikërisht ky, beteja për vulën dhe logon e Partisë Demokratike.

Ai i bëri thirrje Gjykatës së Lartë që të mos zvarrisë më çështjen e vulës së PD-së.

Bardhi theksoi se pas ditës së sotme është e qartë se kush përfaqëson Partinë Demokratike.

Ka dyshim më kush se ku është PD, kush i gëzon simbolet e PD? Dhe gjej rastin t’i bëj thirrje së pari Gjykatës së Lartë të zbardhë vendimin dhe të mos zvarrisë më tej çështjen dhe gjykatës së Apelit që të japë vendimin për vulën e PD.

Turi ynë me qytetarët do të vijojë edhe në mënyrë më intensive me ekip më të gjerë. Tashmë do kemi një agjendë edhe më të koordinuar”– tha Bardhi për mediat, nga shkallët e selisë së PD-Rithemelimi.

Opozita protestoi për më shumë se dy orë para selisë së Kryeministrisë këtë të martë.

Protesta e sotme e organizuar nga opozita e bashkuar zhvillohet për herë të parë pa praninë fizike të Sali Berishës përgjatë 30 viteve pluralizëm.

Lexo edhe:
VIDEO/ Protestuesit hedhin bomba molotov drejt Kryeministrisë

/Shqip.com