Lajme Botë

Gazetarja e Al Jazeera-s vritet teksa raportonte për sulmet e ushtrisë izraelite (VIDEO)

Forcat izraelite kanë qëlluar për vdekje gazetaren e Al Jazeera, Shireen Abu Akleh në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Gazetarja u vrit teksa po mbulonte një sulm të ushtrisë izraelite në kampin e refugjatëve Jenin në orët e hershme të mëngjesit të së mërkurës.

Vdekja e saj u konfirmua nga ministria e shëndetësisë palestineze.

Al Jazeera raporton se ajo u qëllua në fytyrë nga një plumb i vetëm i gjuajtur nga forcat e armatosura izraelite dhe po ashtu një gazetar tjetër Ali al-Samoudi, u plagos në shpinë.

Forcat e Mbrojtjes izraelite thanë se kishin operuar në zonë “për të arrestuar të dyshuar për aktivitete terroriste” ndërkaq të dyshuarit dyshuarit palestinezë dhe forcat izraelite po qëllonin në atë kohë.

“Si pjesë e aktivitetit në kampin e refugjatëve në Jenin, të dyshuarit qëlluan fuqishëm në drejtim të forcës dhe hodhën eksploziv. Forca u përgjigj duke gjuajtur. Goditjet u zbuluan, “tha IDF.

Tutje në njoftim thuhet se mundësia që gazetarët të jenë sulmuar nga të shtënat palestineze, është duke u hetuar./Shqip.com