Gazetari me origjinë nga Kosova nominohet për një çmim të rëndësishëm në Suedi
Publikuar:
(23.05.2023 09:32:26)
Gazetari me origjinë kosovare që jeton në Suedi është nominuar për një çmim tepër të rëndësishëm. Kështu ka njoftuar Ambasada e Kosovës në Stokholm.
Ky çmim ndahet nga Akademia Raoul Wallenberg. Raoul Wallenberg, ishte arkitekt, diplomat dhe humanitst suedez i cili shpëtoi mijëra hebrenj në Hungari gjatë Holokaustit dhe fazave të mëvonshme të Luftës së Dytë Botërore.
Çmimi Wallenberg jepet për “individët, organizatat dhe komunitetet, guximi, vetëmohimi dhe suksesi i të cilëve kundër vështirësive të mëdha, personifikojnë vlerat për të cilat u shqua dhe luftoi Raoul Wallenberg”.
Ky çmim do të ndahet me 27 gusht 2023.
/Shqip.com