Sport Ndërkombëtar

Gavi i mbetet besnik Barcelonës

Pablo Gavi

100 për qind është bindja e katalanasve se talenti do të vazhdojë me ta.

Pavarësisht se bisedimet zgjatën disa javë, e ndoshta muaj, tani mbetet vetëm nënshkrimi i kontratës.

Kështu ka konfirmuar drejtori sportiv i Barcelonës, Alemany, siç raporton Fabrizio Romano.

“Gavi do të vazhdojë 100% me Barçën, ne kemi një marrëveshje në fuqi”, kishte thënë Alemany.

17-vjeçari është njëri nga talentët më me perspektivë në botën e futbollit elitar aktualisht.

Këtë e dëshmon besimi që i është dhënë nga klubi – kur vendosi që ta regjistrojë si lojtar të ekipit A verën e kaluar – dhe nga kombëtarja spanjolle, me të cilët ka bërë tashmë 10 paraqitje.

Pablo Gavi dhe Luis Enrique, Spanja

Gavi iu bashkua gjigantit spanjoll në vitin 2015 nga akademia e Real Betis, dhe që nga atëherë luajti në grupmoshat e reja të tyre para se të kalonte në nivelin serior.

Përndryshe, kontrata aktuale e tij skadon në qershorin e vitit 2023, dhe e reja parasheh rritje page së bashku me klauzolë enorme lirimi.

Andaluziani bëri 47 paraqitje gjithsej për Barçën përgjatë edicionit të kaluar në të gjitha garat, ku arriti kuotën e dy golave dhe gjashtë asistimeve.

Pablo Gavi, FC Barcelona

Përderisa, forma e mirë i është pasqyruar edhe në treg, me ç’rast vlera e tij ka arritur 60 milionë euro, sipas ‘transfermarkt’. /Shqip.com