Sport Shqiptar

Gavazaj – “Ylli i Javës” në Superligë

Alush Gavazaj

E zhvilloi një ndeshje fantastike – dhe kjo i është shpërblyer.

Alush Gavazaj është shpallur “Ylli i Javës” së pestë në Superligën e Kosovës.

Futbollisti i Malishevës e shënoi një eurogol në fitoren 2-3 ndaj Trepçës 89 – teksa edhe gjashtë pjesës tjetër të ndeshjes ishet fantastik.

Momente nga ndarja e çmimit

Pasi e pranoi këtë çmim –  ai tha ndër të tjera se “shpresoj që ky është vetëm një fillim i mbarë për ecurinë e mëtutjeshme të kampionatit. Besoj se ky çmim do të më shërbej mua personalisht por edhe skuadrës për një kampionat sa më të mbarë”.

Gavazaj ka një karrierë të pasur – pasi e ka djersitur fanellën e shumë skuadrave të mëdha si KF Tirana, Vëllaznimi, Roneova, Lira, Feronikeli etj. 27 vjeçari – u bë pjesë e Malishevës në këtë merkato të verës – si transfer i lirë./Shqip.com