Sport Ndërkombëtar

Gattuso: Kishte kohë që nuk kisha parë një lojtar si unë, por e pash në këtë Botëror

Gennaro Gattuso ka thënë se ka kohë që ishte në kërkim të një lojtari që i ngjasonte me lojën që e zhvillonte, por më në fund e ka gjetur atë.

Në një intervistë të fundit, Rino ka thënë se Sofyan Amrabat e ka mahnitur atë me paraqitjet në Kampionatin Botëror me Marokun.

“Ka kaluar shumë kohë që nuk kam parë një lojtar si unë, por e kam parë në Kampionatin Botëror: Amrabat”, ka thënë fillimisht Gattuso.

“Më ka prekur shumë. Më më ngjasonte mua, kur luaja në moshën 27-vjeçare. Jeta e lojtarit është më e mirë”.

“Mënyra se si e jetoj futbollin, nuk kam jetë. Më duhet të falënderoj gruan që nuk e di si mund të rrijë me mua. Është e vështirë, filloj në 8:30 dhe shkoj në shtëpi në 19:00″, ka shtuar më tej ai, duke ndarë pjesë edhe nga jeta e tij private.

Gattuso është aktualisht në drejtimin e Valencias, që gjendet e dhjeta në La Liga me 19 pikë.

/Shqip.com