Sport Ndërkombëtar

Gattuso e humb durimin me gazetarin

Ish-mesfushori i Milanit, Gennaro Gattuso, aktualisht trajner i Valencias, njihet për temperamentin e tij edhe gjatë kohës sa ishte futbollist aktiv. I tillë vazhdon të jetë edhe si trajner dhe këtë e vërtetoi në konferencën e fundit për media, kur një gazetar i kërkoi informacion mbi tregun e transferimeve të Valencias.

Përgjigja e Gattusos ishte shumë e ashpër.

“Është hera e katërt, e pestë që më bëni këtë pyetje. Unë do t’ju përgjigjem në të njëjtën mënyrë. Unë jam duke pritur, ju jeni duke pritur, tifozët janë duke pritur. Klubi e di që kam nevojë për një mesfushor, klubi di gjithçka. Që nga dita e parë ne flasim për numrat dhe lojën e ndershme financiare. Unë jam duke pritur për një lojtar për të përmirësuar ekipin”, është shprehur Gattuso.

/Shqip.com