Sport Ndërkombëtar

Gattuso dëshpëron tifozët e Milanit

Gattuso dëshpëron tifozët e Milanit

Gennaro Gattuso përfaqëson një nga flamujt më të dashur të kuqezinjve të të gjitha kohërave. “Ringhio” me Milanin fitoi gjithçka. Ai u ngjit në majat e botës së bashku me mitet e tjera të historisë së kuqezinjve.

Më pas u rikthye si trajner, në fund të fundit, duke ecur mirë. Vendi i pestë i merituar dhe afër kualifikimit në Champions League. Pastaj dorëheqja e dikujt që ka në zemër kauzën e Milanit.

Megjithatë, deklarata e fundit e Gennaro Gattusos ka shkaktuar shumë diskutime dhe pjesërisht ka bërë që disa tifozë të “Djallit” të mërziten. E dimë mirë se ish-futbollisti, tashmë trajner i Valencias, ka drejtuar edhe Napolin dy sezone më parë. Dhe mesa duket ka mbetur shumë i lidhur me ngjyrat napolitane.

Gennaro Gattuso coach of SSC Napoli reacts during the Serie A football match between SSC Napoli and Hellas Verona at Diego Armando Maradona stadium in Napoli Italy, May 23rd, 2021. Photo Cesare Purini / Insidefoto CesarexPurini

I ndaluar nga një gazetar i “Le Iene”, Gattuso u thirr për t’iu përgjigjur një pyetjeje të veçantë. Kush shpresoni se do ta fitojë titullin e Serie A këtë sezon? “Ringhio” nuk hezitoi dhe shprehu menjëherë preferencën për Napolin. “Shpresoj që skuadra e Spalletit ta fitojë. Mendoj se pas shumë vitesh, edhe për mënyrën se si po luan, e meriton Napoli”, është përgjigjur Gattuso.

/Shqip.com