Lajme

Gastronomët nuk pajtohen me vendimin e Qeverisë për masat anti-COVID

Protesta e Gastronomëve.

Shoqata e Gastronomisë së Kosovës ka kundërshtuar masat anti-COVID.

Përmes një reagimi thuhet se nuk është hera e parë që ky lloj i masave merret nga Qeveria e Kosovës

“Ky model është marrë edhe në Qeverinë e kaluar, i cili është dëshmuar se ishte i pakuptimtë dhe jo efektiv”.

“Kërkesat tona kanë qenë që të punohet sipas rregulloreve Komunale, që muzika të jetë në proporcion me këtë orar, dhe ora policore të hiqet”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe:

“Masat nuk kanë kuptim që të kufizojnë veprimtaritë biznesore, por të stimulojnë vaksinimin e popullatës, si zgjidhja e vetme për daljen nga kjo krizë”.

Gastronomia

“Përderisa i lejojmë të hyjnë vetëm personat e vaksinuar dhe ata që ofrojnë dëshmi, pse të mos punojmë me kapacitete të plota”.

Po ashtu për të hënën në ora 14:00, janë ftuar anëtarët e kësaj shoqate për një mbledhje të jashtëzakonshme. /Shqip.com