Sport Ndërkombëtar

Garuesja olimpike, Eya Guezguez – vdes në moshën 17-të vjeçare

Vdes në moshën 17 vjeçare Eya Guezguez

Garuesja olimpike, Eya Guezguez vdiq tragjikisht teksa stërvitej në det me motrën e saj binjake Sarra, të dielën.

17-vjeçarja, e cila garoi në Lojërat Olimpike të Tokios 2020  në moshën 16-vjeçare, ndërroi jetë pas një aksidenti ku anija u përmbys për shkak të erës. 

Motra e saj, e cila konkurroi së bashku me të në turneun e lundrimit në Lojërat Tokio 2020 verën e kaluar, i mbijetoi fundosjes tragjike.  

Motrat Guezguez përfunduan në vendin e 21-të në garën 49er FX, por kishin shpresa të mëdha për të konkurruar në Lojërat Olimpike të ardhshme dhe për të përmirësuar performancën e tyre debutuese pasi mbërritën në Tokio si atletet më të reja të kombit të tyre.

Vdekja e saj u raportua fillimisht nga gazetari tunizian Souhail Khmira, i cili njoftoi për vdekjen e saj përmes një postimi në Twitter.

Lajmi për vdekjen e 17-të vjeçares ka tronditur botën e sportit./Shqip.com