Gareth Southgate: Sanchos i duhet kohë për tu adaptuar në Premierligë

Te Dortmundi ishte shndërruar në një nga futbollistët kryesorë të ekipit, por në Manchester United, Jadon Sancho ende nuk e ka “gjetur veten”.
Për situatën nëpër të cilën po kalon 21 vjeçari ka folur edhe trajneri i kombëtares angleze, Gareth Southgate i cili ka thënë se në formën e tij ka ndikuar ndërrimi i ambientit, transmeton Shqip.com.
“Nuk e mohoj se Dortmund janë klub i madh, por United janë nivel tjetër. Ata gjenden në mesin e klubeve më të mëdha në botë. Bundesliga me Premierligën dallojnë shumë. Patjetër që i duhet kohë për adaptim apo përshtatje nē nivelin e ligës që ēshtë Premierliga”, u shpreh Southgate.

Ai po ashtu shtoi se “Nuk mund të pritet nga Sancho numri i njëjtë i golavae dhe asisteve që i ka regjistruar në Bundesligë”.
Sulmuesi anglez, përkundër formës së dobët duket që e ka përkrahjen e Southgate i cili e ka ftuar për ndeshjet e muajit tetor që Anglia i zhvillon në kuadër të kualfikimeve për Kampionatin Botëror “Katari 2022”.
Për shërbimet e tij, Manchester United i pagoi Dortmundit 85 milionë euro./Shqip.com