Lajme

Ganimete Musliu e krahason fotografinë e Kurtit me të Kim Jong-ut: Gjejeni dallimin

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu

Kryeministri Albin Kurti dje gjatë ditës ka vizituar e re në Jasenovik të Zubin Potokut, ku ka sjellë fotografi nga atje.

Pas kësaj ka reaguat deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, e cila e ka krahasuar Kurtin me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un.

“Gjeni dallimin”, ka shkruar Musliu e cila ka vendosur fotografinë e Kurtit dhe Jong-ut.

Ndryshe, Kurti vizitoi të martën bazën e re në Jasenovik të Zubin Potokut, pikërisht në shënimin e 23 vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës.

Përmes një prononcimi për media pas ceremonisë Kurti tha se kanë insistuar për liri të plotë të lëvizjes.

“Në pikat kufitare po vlen reciprociteti ndërmjet  Kosovës dhe Serbisë. Ne kemi insistuar për liri të lëvizjes dhe ajo do të kuptonte liri të plotë të lëvizjes meqenëse liria e cunguar nuk është liri dhe këtë gjë zëvendëskryeministri është duke e adresuar edhe me ndërmjetësit”.

Tutje, Kurti tha se liria e lëvizjes vlen padyshim në kufi si dhe e kupton që nuk mund të ketë liri të pjesshme./SHQIP.com