Lajme

Marrëveshja Kurti – Vuçiq / Haziri: Kryeministri Kurti ka mbërritur në pozicionin e doktrinës serbe

Lutfi Haziri, nënkryetari i LDK-së.
Lutfi Haziri, nënkryetari i LDK-së.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka pasur kritika të ashpra ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për veprimet e tij në raport me dialogun Kosovë – Serbi.

Haziri tha se Kurti është në fazën e rezistimit sa i përket kushtëzimit për anëtarësim në KiE me Asociacionin. Sipas tij, ashtu sikurse në të kaluarën, Kurti mund të lëshojë pe, por Kosova do të humbë kohë të vlefshme.

Ish-kryetari i Gjilanit tha se marrëveshja e arritur në mes të Kurtit dhe Vuçiqit në Bruksel e Ohër, është marrëveshja më e keqe që i ka ndodhur Kosovës.

Sipas tij, Kurti e ka degraduar dialogun duke mbërritur në pozicionin e strategjisë serbe që “gjithçka mund të pranojë, vetëm pavarësinë e Kosovës jo”, raporton Dukagjini.

“Logjikisht sot është në fazën e rezistimit, mbledhja e qeverisë, fjalimi i gjatë. Kurti e ka një problem, marrëveshja Kurti-Vuçiq është marrëveshja më e keqe që i ka ndodhë Kosovës në aspiratën e saj për liri dhe pavarësi. Ai ka degradu nga një marrëveshje obligativisht ligjore me njohje formale që Kosova e ka pas të garantuar, ai ka degradu në një marrëveshje të përkohshme me njohje defakto, dhe e cila e lë konfliktin e ngrirë. Ka mrri në pozicionin e doktrinës serbe, strategjisë serbe në dialog, që gjithçka mund të pranojë, vetëm jo pavarësinë e Kosovës”, tha ai.

/Shqip.com