Teknologji

Galaxy Z Fold6 pritet të vij me shumë ndryshime

Telefoni i palosshëm i Samsung, Galaxy Z Fold6 do jetë më ndryshe nga modeli paraprak.

Një burim brenda kompanisë së njohur, ka thënë se ndryshimet do të vërehen më së shumti në ekranet e tij.

Edhe kornizat do të jenë më të holla.

Poashtu, thashethemet sugjerojnë se celulari do të ketë ekrane me raporte të ndryshme aspekti.

Dizajni i përgjithshëm do të jetë gjithashtu më në përputhje me linjën Galaxy S25 që do të vijë në fillim të 2025.

Gjigandi korean i teknologjisë po kërkon gjithashtu një mënyrë për të reduktuar peshën dhe rrudhjen e ekranit kryesor.

Për sa i përket Galaxy Z Flip6, pajisja do të ketë një ekran më të madh mbulues dhe një kryesor me korniza dukshëm më të hollë.

/Shqip.com