Sport Ndërkombëtar

Galatasaray në krizë të rezultateve

Galatasaray po kalon formë katastrofale

Kriza e tyre po vazhdon.

Galasataray nuk po mundet asesi të këndellet.

Skuadra turke është mposhtur nga Giresnuspor me rezultat minimal 0-1.

Në këtë takim, ani pse po kalon në formë të dobët, favorit ishte Galata, por në fushën e gjelbër nuk triumfuan dot.

Goli i parë dhe i vetmi në këtë takim u shënua pas vetëm 11-të minutave lojë, realizator ishte Syleymonov.

Deri në fund të takimit, vendasit u munduan me të gjitha forcat për të barazuar, por nuk ia arritën qëllimit dot.

Image
Momente nga takimi

Skuadra e udhëhequr nga Fatih Terim është shumë larg nga objektivii për të dalë në Evropë.

“The Lions” gjenden në vendin e dhjetë në tabele, dhe kanë grumbulluar 27 pikë. 12-të më pak se Konyaspor që kryesojn.

Deri më tani, Galasataray ka arkëtuar vetëm shtatë fitore, ka barazuar gjashtë herë dhe është mposhtur në shtatë ndeshje.

Në anën tjetër, Giesebsor është në vendin e 13-të dhe kjo fitore e sontme, ishte e shtata në këtë sezonë./Shqip.com