Art Jetese

Gabimet që rrezikojnë shëndetin e syve

Sytë janë pjesë e ndjeshme e trupit dhe lehtë mund të infektohen.

Shumë gabime të jetës së përditshme mund të ndikojë në përkeqësimin e tyre.

Më poshtë janë disa nga këto gabime që rrezikojnë seriozisht shëndetin e syve.

Prekja e syve me duar të papastra

Duart përmbajnë baktere dhe viruse të rrezikshme që nëse bien në kontakt me sytë, shkaktojnë infeksione të rrezikshme.

Përpiquni  të shmangni kontaktin me duart dhe lajini gjithmonë ato, sidomos përpara se të ndërroni lentet e kontaktit.

Fërkimi i syve

Fërkimi i syve mund të shkaktojë çarje të enëve të gjakut dhe i skuq ato.

Fërkimi i syve lehtëson transferimin e baktereve dhe viruse nga qepallat, tek qerpikët dhe më pas brenda syve.

Nëse keni kruarje, përpiquni të fërkoni zonën përreth syve.

Mungesa e mbrojtjes

Më shumë se 40 përqind e lëndimeve të syve shkaktohen nga sende metalike apo druri dhe produkte pastrimi.

Të dhënat shkencore thonë se meshkujt janë më të rrezikuar nga lëndimet e syve gjatë punës.

Ndaj herën tjetër që bashkëshorti juaj do të rregullojë diçka në shtëpinë apo kopshtin tuaj, sigurohuni që të mbajë syze përkatëse mbrojtëse, pavarësisht sa qesharake mund të ngjajnë ato.

Shkulja e qerpikëve

 Qerpikët kanë një funksion të mirëcaktuar.

Ato pengojnë hyrjen e pluhurave dhe papastërtive të ndryshme në sy.

Mungesa e qerpikëve nxit irritimin e syve, skuqjen, përlotje dhe kruarjen.

Mungesa e mirëmbajtjes së lenteve

Me kalimin e kohës, kutia ku mbani lentet e kontaktit mbushet me baktere. Ato mund të shumohen dhe të shkaktojnë probleme me sytë

Këto probleme përfshijnë dhimbje, kruarje, ndjeshmëri ndaj dritës dhe shikim të turbullt.

/Shqip.com