Futsall: Rezultatet dhe tabela pas xhiros së nëntë në Superligën e Kosovës
Publikuar:
(21.11.2022 15:08:07)
Janë mbyllur në fundjavë katër takimet e javës së nëntë në Superligën e Kosovës në futsall.
Në derbi e kësaj jave u takuan FC Prishtina 01 dhe FC Vjosa, ku kryeqytetasit fituan me rezultat 6:2, duke kaluar në pozitën e parë në renditje, shkruan Shqip.com.
Malisheva është kthyer te fitorja duke mposhtur si mysafir FC Pejën me rezultat 4:2.
Liqeni ka shkëlqyer kundër FC Trepçës, duke e mposhtur këtë të fundit me rezultat 8:1.
FC Prishtina dhe BB Llapi kanë barazuar me rezultat 3-3 në një ndeshje të fortë mes tyre.
Lider i ri në Superligë është FC Prishtina 01 me 21 pikë, ndërsa pas tyre mbetet FC Vjosa me 19 pikë.
Vendin e tretë e mban Malisheva me 12 pikë, ndërsa Drenica T që pushoi këtë javë është e katërta me 11 pikë.
/Shqip.com