Sport Shqiptar

Futbollisti shqiptar që nga Shqipëria u transferua te Metz në Francë për 1 milionë euro, me reagim emocionues në rrjetet sociale

Sulmuesi Xhuliano Skuka u zyrtarizua momente më parë si lojtari më i ri i Metz në Francë.

Sulmuesi largohet me kokën lart teksa ka fituar zemrën e çdo tifozi të kuq. Veç golave, Skuka i ka “dhuruar” Partizanit edhe 1 milionë euro, të cilat do të depozitohen në arkën e “Demave” nga francezët e Metz.Me një postim në rrjete sociale.  

Skuka përshëndetet me tifozët dhe falenderon të gjithë ata që ishin pranë tij.

“Mire se erdhe ne familjen e kuqe .Fjala e pare qe me thane diten e pare timen ne kete familje tek e cila me ngriti moralin , emrin dhe mua vet si lojtar . Sa shume emocione te kaluara se bashku, ku vlen te mbaj mend vetem momentet me te mira . Ato momente qe i perjetova me ekipin dhe tifozerine me te bukur.  Ne kete post falenderimi dhe mbyllje etapes time si lojtar i Partizanit kerkoj te falenderoj te gjithe stafin drejtues , presidentin Gaz Demi , Olsi Rama ,Elton Marinin , gjithe cunat e ekipit dhe partnerin tone kryesore qe ishte aty me ne cdo here “UG” . Ashtu sic me dhate fat qe ne debutimin tim te pare , shpresoj qe te me mbani mend si SKUKA i Partizanit . Ju jam perules gjithmone , shpresoj te shihemi perseri! PMTP.”- shkruan Skuka.

/Shqip.com