Sport Shqiptar

Futbollisti shqiptar nënshkruan kontratë me skuadrën italiane Genoa

Kapiteni i Kombëtares U-17 të Shqipërisë, Orgito Ruci, ka bërë një hap të rëndësishëm në karrierë teksa është transferuar në klubin e njohur italian Genoa.

Ruci në të kaluarën ka qenë pjesë e akademisë të Olimpiakosit, ku ka spikatur me paraqitjet e tij. Ai aktivizohet në rolin e mesfushorit të qendrës dhe është vetëm 17-vjeç.

Talenti kuqezi ka firmosur një kontratë 3-vjeçare. Ai është prezantuar sot në klub teksa është shfaqur përkrah menaxherit shqiptar Angjelos Veizi.

Me fanellën e Kombëtares U-17 numëron katër paraqitje ndërkohë që është aktivizuar edhe dy ndeshje me Shqipërinë U-18.

/Shqip.com