Sport Ndërkombëtar

Futbollisti rus flet kundër pushtimit të Ukrainës

Sulmuesi i Dynamo Moskës, Fedor Smolov, është bërë futbollisti i parë rus i profilit të lartë që flet kundër luftës në Ukrainë.

Duke përdorur rrjetet sociale, 32-vjeçari thjesht postoi një foto të zezë me mbishkrimin “Jo luftë”, duku përfshirë edhe një flamur të Ukrainës dhe një zemër të thyer në postimin e tij.

Përveç Smolov-it, për këtë çështje ka reaguar edhe lojtari i Manchester Cityit, Oleksandr Zinchenko.

“E gjithë bota e qytetëruar është e shqetësuar për situatën në vendin tim. Vendi im i përket ukrainasve dhe askush nuk do të mund ta pushtojë kurrë”, ka shkruar ai.

Përveç futbollistëve edhe skuadra gjermane, Schalke 04 ka reaguar duke e ka hequr nga fanella kompaninë ruse, Gazprom.

Po ashtu UEFA po planifikon që finalen e paraparë të mbahej në Rusi, ta zhvendos në një vend tjetër./Shqip.com