Sport Shqiptar

Futbollisti i talentuar kosovar ftohet nga Kombëtarja e Shqipërisë

Vigani Badalli është futbollist i talentuar me prejardhje nga Zhuri. Jeton në Zvicër dhe aktualisht është i angazhuar te FC Concordia Basel.

 Vigani këto dita ka pranuar ftesën nga Kombëtarja e Shqipërisë U-17.

Lojërat e mira me ekipin e tij i kanë rënë në sy selektorit të Kombëtares U-17 të Shqipërisë, i cili menjëherë edhe e ka ftuar të jetë pjesë e kësaj kombëtareje.

Përndryshe Vigani këto ditë ka qëndruar në Prizren dhe ka stërvitur te FC ‘Prizreni’ me trajnerin Yli Bakaj.

Ai ka folur për televizionin Prizreni.

“Vigani nga e hëna ka qëndruar në klubin tonë dhe unë kam stërvitur personalisht me te. Është një futbollist cilësor dhe tejet premtues. Ai do të sprovohet dhe unë jam i bindur se do t’i dëshmojë cilësitë e tij dhe do t’i mbrojë ngjyrat e Kombëtares së Shqipërisë”, ka thënë trajneri i FC Prizrenit, Ylli Bakaj.

/Shqip.com