Sport Ndërkombëtar

Futbollisti I Monzas provokon tifozët e Interit, video bëhet virale

Futbollisti I Manzas, Armando Izzo nuk e harron origjinën e tij.

Si një napolitan pas barazimit të Monzas ndaj Interit e arritur nga një gol në minutën e fundit, ish-mbrojtësi i Torinos doli direkt në rrjetet sociale dhe bërtiti “Forza Napoli” teksa ndodhej në dhomën e zhveshjes së skuadrës së tij.

Një gjest instinktiv i diktuar nga e kaluara dhe nga besimi i tij i lidhur pikërisht me origjinën e tij.

Videoja ka bërë xhiron e shpejtë në rrjetet sociale. Një barazim, ajo e Monzës, e cila mbërriti pak ditë pas suksesit të Interit ndaj Napolit.

/Shqip.com