Sport Shqiptar

Futbollisti i Istogut realizon gol të jashtëzakonshëm në takimin ndaj Trepçës

Futbollisti i Istogut, Qëndrim Jahaj e ka realizuar një gol të jashtëzakonshëm në ndeshjen ndaj Trepçës në kuadër të Ligës së Parë të Kosovës në futboll, shkruan Shqip.com.

Istogu triumfoi 0:3 ndaj “Minatorëve” në takimin e zhvilluar në Mitrovicë, pak ditë më parë.

Goditja e Jahjajt përfundoi në rrjetë, ndonëse në shikim të parë duke se ai në atë moment tentoi harkimin.

Jahaj vite më parë ka luajtur edhe për FC Prishtinën.

/Shqip.com