Futbollisti Adrian Neziri po testohet te Atalanta
Publikuar:
(19.12.2022 15:26:25)

Sulmuesi i talentuar shqiptar, Adrian Neziri, po testohet te skuadra e Atalantës në Itali, raporton gazeta e madhe italiane, “Tottosport”, shkruan Shqip.com.
Adrian Neziri është lindur në vitin 200 dhe ka kaluar të gjitha etapat e akademisë së Malmos me të cilët ka debutuar edhe në “Youth League”.
Neziri ka qenë pjesë edhe e Kombëtares Shqiptare U-19 ku ka shënuar edhe një gol.
Te Atalanta aktivizohet edhe futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti.

Berat Gjimshiti është një ndër liderët e Atalantës në Serie A.
Më parë te “zikaltërit” ka luajtur edhe portieri Etrit Berisha ndërsa tashmë një shqiptar tjetër mund të bëhet pjesë e italianëve.

/Shqip.com