Sport Ndërkombëtar

Futbollisti 20-vjeçar i Kroacisë po kërkohet nga klubet më të mëdha evropiane

Josko Gvardiol është një nga futbollistët që ka lënë gjurmë në Kupën e Botës me Përfaqësuesen e Kroacisë.

20-vjeçari ka treguar paraqitje fantastike me kroatët derisa mediat e huaj raportojnë se klubet më të mëdha në Evropë janë të interesuara për shërbimet e tij.

Gvardiol momentalisht luan me Bunsdeligë me skuadrën, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2024.

Raportohet se Manchester City kryeson garën, duke ofruar 100 milionë euro plus bonuse.

Pas “Cityzens” është Man. United me 95 milionë euro dhe Chelsea me 90 milionë.

Reali i Madridit, klub për të cilin foli konkretisht Gvardiol, po e vëzhgon situatën në distancë.

Bayerni i Mynihut, siç konfirmohet nga “Sky Sports”, është jashtë kësaj gare gjigantësh.

/Shqip.com