Art Jetese

Fustanet që të duhen këtë verë

Fustane

Vera nis zyrtarisht një muaj më vonë, por të gjithë i ndiejmë temperaturat e larta dhe vapën e tmerrshme. Një tjetër sfidë, veshjet e duhura!

Materiali i sugjeruar për të të mbajtur freskët në ditët më të nxehta është linoja, ndaj të sjellim një listë me fustanet më të bukur dhe të rehatshëm.

Mëngë treçerekshe

Mos u gënje nga mëngët. Ky fustan i lirshëm është fantastik për mbrëmjet verore. Një palë sandale, një çantë kashte dhe shijo mbrëmjen, shkruan Anabel.

Fustani i bardhë

Silueta, rripat minimalë dhe komoditeti janë trinomi perfekt për këtë verë.

Fustani me mëngë të gjera

Rrëmbe të gjithë vëmendjen me fustanin më të freskët.

Fustani i zi

Perfekt për çdo rast! Një darkë ditëlindjeje, brunch, date, e vesh ku të duash.

Fustani me vija

Pa diskutim, ky është fustani më i këndshëm për verën./SHQIP.com