Kulturë Kino

“Fusha e Mëllenjave”, shfaqet për nder të regjisores Arzana Kraja

Qendra Kinematografike e Kosovës në përvjetorin e tretë të vdekjes përkujton regjisoren Arzana Kraja.

QKK-ja të dielën do të shfaq filmin artistik të regjisores “Fusha e Mëllenjave”.

“Për të kujtuar dhe festuar veprën dhe jetën e Arzanës, këtë të diel nga ora 19:30, QKK-ja organizon shfaqjen e filmit të gjatë artistik të regjisores “Fusha e Mëllenjave”, i cili në këtë rast do të hapë Muajin Evropian të Filmit, që mbahet për herë të parë në Prishtinë dhe organizohet nga Akademia Evropiane e Filmit me partnerin lokal Kino Armatën”, thuhet në njoftim.

Regjisorja Arzana Kraja, ka dhënë kontribut të rëndësishëm në kinematografinë kosovare.

Ajo ishte autore e veprave artistike, autore e filmave të shkurtër, dokumentarëve, si dhe realizimeve të shumta televizive.

/Shqip.com