Art Jetese

Fundet në trend për dimrin 2022

Fundet, kohëve të fundit janë rikthyer në modë, dhe janë bërë pjesë e pothuajse çdo veshje në secilin sezon.

Në këtë trend përfshihet fundi i thurur, ai me tegela, oversize dhe voluminoz, pra me bel të lartë dhe me çdo gjatësi.

Nga Milano në Londër, gjithnjë e më shumë gra, duke përfshirë ikona dhe influencer, zgjedhën t’i blejnë, t’i veshin dhe t’i duan, për t’u përballur me rutinën e përditshme dhe arsyeja gjendet në përbërësin e tij dominues, i njohur kryesisht si sensualiteti, shkruan Revista Living.

Ja se si këto funde po kombinohen këto kohë.