Sport Ndërkombëtar

Bournemouth e zyrtarizon Neton

Neto

Në Barcelonë qëndroi në stol për tre sezone.

Pa minutazh dhe jashtë planeve të Xavi Hernandez, Neto vendosi të largohej nga “Camp Nou”.

Portieri brazilian i është bashkuar Bournemouthit, skuadër që së fundmi është rikthyer në Premierligë.

Për 33 vjeçarin kjo është aventura e parë në ishull – pas shumë viteve të kaluara në Spanjë dhe Itali.

Neto – në të kaluarën ka qenë pjesë e Valencias – ku ishte startues për dy sezone, ndërsa në Serie A kishte mbrojtur ngjyrat e Juventusit dhe Fiorentinës./Shqip.com