Sport Ndërkombëtar

Franca shënon sërish ndaj Marokut

Franca po takohet ndaj Marokut në kuadër të gjysmëfinales së madhe të Kupës së Botës Katar 2022, shkruan Shqip.com.

Randal Kolo Muani e ka shënuar golin e dytë për Francën në minutën e 79-të për rezultatin 2:0 në të mirë të francezëve.

Francezët vijnë në këtë ndeshje pas fitoreve ndaj Polonisë dhe Anglisë.

Në anën tjetër Maroku ka eliminuar dy pretendentë kryesorë si Spanjën dhe Portugalinë.

Fituesi i këtij takimi përballet në finale me Argjentinën.

/Shqip.com