Lajme Botë

Franca fut edhe SHBA-të në ‘listën e kuqe’ të COVID-19

Franca së fundmi ka futur në “listën e kuqe” të Coronavirusit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Qytetarët e pavaksinuar që do të vijnë nga SHBA-të do të duhet të karantinohen për dhjetë ditë.

Ndërkaq, nuk kanë pësuar ndryshime rregullat për personat e vaksinuar që do të vijnë në Francë nga SHBA-ja.

Të vaksinuarit para se të nisen drejt Francës duhet që përmes testit negativ të tregojnë se nuk janë të infektuar me COVID-19.

Në po të njëjtën listë, Franca ka future edhe Rusinë, Afganistanin, Bjellorusinë dhe Serbinë.

Aktualisht, Franca po përballet me shifra rekorde të të infektuaave me COVID-19 dhe në katër ditët e fundit ka regjistruar mbi 200,000 infektime ditore./Shqip.com