I ftohti i shoqëruar me erëra dhe reshje bore ka përfshirë disa pjesë të SHBA-së, si Nju Jorku, Çikago e Ajova.
Temperaturat nën zero dhe stuhitë e borës kanë ulur nivelin e dukshmërisë duke e vështirësuar qarkullimin.
Paralajmërimet për mot të ftohtë, erëra dhe kushte të rrezikshme, mbeten në fuqi. /REL
Autobusët e shkollave, të mbuluar me borë, në një parking në Aeroportin Ndërkombëtar O’Hare në Çikago, të dielën, 14 janar 2024. Paralajmërimi për motin e ftohtë dhe me erë është në fuqi në zonën e Çikagos, ndërsa kushtet vazhdojnë të jenë të rrezikshme.Një punëtor ndihmon për të hequr borën nga stadiumi Highmark në Nju Jork.Një tabelë informuese shfaqet në një qendër autolarjeje në Palatine, zona e Çikagos. Një autobus i mbuluar nga bora në periferi të Çikagos. Një aeroplan Korean Air Cargo, mbërrin në Aeroportin Ndërkombëtar O’Hare në Çikago, të dielën, 14 janar 2024.Punëtorët duke hequr borën nga stadiumi Highmark në Nju Jork të dielën e 14 janarit 2024. Një stuhi bore potencialisht e rrezikshme që goditi rajonin e Buffalos të shtunën, bëri që të anulohet një ndeshje e planifikuar.Punëtorët duke pastruar një trotuar nga bora, Ajova, më 13 janar 2024, mes të ftohtit që po vazhdon. Një punëtor duke pastruar borën nga një trotuar pasi një stuhi solli disa centimetra borë në Des Moines, Ajova, SHBA, 13 janar 2024.Një burrë duke hequr borën me lopatë.