Lajme

Foto / Banorët e Kievit e kalojnë natën në qiell të hapur si pasojë e sulmeve ruse

Banorë të grumbulluar jashtë ndërtesës së tyre të banimit të dëmtuar në një sulm rus me raketa balistike mëngjesin e hershëm të 13 dhjetorit në Kiev.
Banorë të grumbulluar jashtë ndërtesës së tyre të banimit të dëmtuar në një sulm rus me raketa balistike mëngjesin e hershëm të 13 dhjetorit në Kiev.

Sulmi i dytë raketor i Rusisë në Kiev gjatë kësaj jave plagosi të paktën 51 persona, dëmtoi shumë shtëpi, ndërtesa banimi dhe një spital për fëmijë, thanë zyrtarët ukrainas më 13 dhjetor.

Ukraina pohoi në Telegram se kishte rrëzuar 10 raketa balistike që synonin kryeqytetin.

Ekipet e emergjencës duke punuar në vendin ku ndodhi sulmi, i cili goditi një ndërtesë banimi.

Shumë njerëz u lënduan nga shpërndarja e copave të raketave si pasojë e sulmit që shkaktoi shkatërrime në katër rrethe të Kievit përgjatë lumit Dnjepër, i cili përshkon kryeqytetin, thanë zyrtarët.

Ekipet e emergjencës duke e bartur një banor të plagosur deri te një autoambulancë.

Copat e raketave gjithashtu dëmtuan dritaret dhe dyert e një spitali për fëmijë në zonën Dnjiprovski të Kievit, por nuk pati të lënduar, shkroi kryebashkiaku Vitali Klitschko në Telegram.

Ekipet emergjente duke e futur në autoambulancë një të plagosur.

Copat e raketave balistike goditën gjithashtu disa ndërtesa banimi në distriktin Dnjiprovski, duke plagosur të paktën 51 persona, përfshirë gjashtë fëmijë, tha në Telegram kreu i administratës ushtarake të Kievit, Serhiy Popko. Nga këto sulme u dëmtua edhe ujësjellësi i qarkut.

Një banore duke shikuar nga dritarja e banesës së saj të dëmtuar.

Kreu i administratës ushtarake të Kievit, Serhiy Popko, tha se shumica e lëndimeve u shkaktuan nga dritaret e thyera nga vala e shpërthimit. “Ka shumë të lënduar”, tha ai, duke sugjeruar se numri i të plagosurve mund të rritet.

Sulmi pasoi një breshëri raketash balistike që kishin për cak Kievin më 11 dhjetor, me ç’rast u plagosën katër persona.
Petro Khomyn, 71 vjeç, duke shikuar dëmet e shkaktuara nga sulmet në banesën e tij.
Khomyn duke shikuar nga vendi ku dikur ishin dritaret e tij.
Ekipet e emergjencës punuan deri në mëngjes.

Si Moska, ashtu edhe Kievi, mohojnë të kenë shënjestruar civilët në luftën gati 22-mujore që Rusia nisi kundër fqinjit të saj në shkurt të vitit 2022. /REL

/Shqip.com