Lajme Botë

Foshnja e porsalindur gjendet në tualetin e avionit të Air Mauritius

Stafi i aeroportit në Mauritius ka gjetur një djalë të porsalindur të braktisur në koshin e plehrave të tualetit të një avioni.

Një 20-vjeçare nga Madagaskari, e dyshuar se ka lindur në fluturim, është arrestuar, shkruan BBC, transmeton Shqip.com.

Avioni i Air Mauritius, i cili mbërriti nga Madagaskari, u ul në Aeroportin Ndërkombëtar Sir Seewoosagur Ramgoolam më 1 janar.

Oficerët e aeroportit e gjetën foshnjën kur bënë kontrollin rutinë të avionit.

Ata e dërguan foshnjën në një spital publik për trajtim.

Gruaja e dyshuar si nëna e fëmijës, e cila fillimisht mohoi se djali ishte i saj, iu nënshtrua një ekzaminimi mjekësor që konfirmoi se ajo sapo kishte lindur.

Ajo u vendos nën vëzhgimin e policisë në spital.

Si ajo ashtu edhe foshnja thuhet se janë mirë.

Gruaja malagaziane do të merret në pyetje pas lirimit nga spitali dhe do të akuzohet për braktisjen e një të porsalinduri./SHQIP.com