Sport Shqiptar

Fortesa Orana mposhtet në ndeshjen e parë

Fortesa Orana

Fortesa Orana është mposhtur në raundin e parë të Lojërave Mesdhetare “Oran 2022”.

Karatesistja nga Kosova pësoi humbje nga tunizanja, Chehinez Jemi – në kategorinë +68 kilogramë.

Por, shpresat e Kosovës nuk mbarojnë më kaq.

Sot – do të garojë edhe Melos Gashi, në kategorinë -84 kilogramë.

Ekipi mesdhetar i Kosovës përbëhet nga 39 sportistë të 13 sporteve të ndryshme.

Lojërat Mesdhetare kanë nisur me 25 qershor dhe do zgjasin deri më 6 korrik. /Shqip.com