Sport Ndërkombëtar

Formula 1, “Haas” prezanton makinën për sezonin e ri

Haas driver Mick Schumacher of Germany steers his car during the qualifying session at the Singapore Formula One Grand Prix, at the Marina Bay City Circuit in Singapore, Saturday, Oct. 1, 2022. (AP Photo/Vincent Thian)

Me fillimin e muajit shkurt nis “sezoni i prezantimeve” të skuadrave të Formula 1.

Në fund të këtij muaji zhvillohet testet e vetme, ndërsa në mars nis kampionati.

Gjithsesi, skuadrat kanë zbuluar makinat e reja dhe e para që e ka bërë këtë gjë është makina amerikane “Haas”.

Skuadra amerikane, që përdor motor “Ferrari”, ka ndryshuar disi ngjyrat, duke u bërë një makinë “bardhë e zi”.

Edhe pse pritet të ketë disa ndryshime të tjera, ngjyrat e makinës amerikane do të jenë këto. Dy pilotët e “Haas”-it për vitin 2023 janë Kevin Magnussen dhe Niko Hulkenberg.

Kështu, “Haas”, ndryshe nga dy vite më parë, kur kishte dy debutues (Shumaheri dhe Mazepin), këtë vit ka dy pilotë me përvojë, duke sjellë një filozofi të re, pasi kërkon pikë dhe viujueshmëri në rezultate.

Makina e këtij sezoni pritet të jetë më kompetitive, duke dueluar më shpesh për zonën e pikëve.

/Shqip.com