Sport Shqiptar

Del formacioni i Itali-Shqipëri, ja si do rreshtohen kuqezinjtë në fushë

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë, në “Signal Iduna Park”, të udhëhequr nga Sylvinho dhe stafi teknik.

Është momenti i Shqipërisë! Kombëtarja shqiptare zbret sonte në mbrëmje në “Signal Iduna Park” për të sfiduar Italinë kampione në fuqi të Europës, në ndeshjen e parë të grupit B të Euro 2024-ës, në prezencën e mbi 40 mijë zemrave kuqezi, e milionave të tjera që do të brohorasin nga larg për luftëtarët e Kombit.

Trajneri Sylvinho ndan mendjen për formacionin, duke zgjedhur Strakoshën nga minuta e parë dhe Ajetin që fiton balotazhin me Ismajlin në mbrojtje, në krah të Gjimshitit, teksa sulmi udhëhiqet nga Armando Broja.

Sfida është shumë e rëndësishme për të dy skuadrat pasi nga një anë është një skuadër që kërkon të shkojë deri në fund turneut.

Ndërsa nga ana tjetër është entuziazmi kuqezi i mbështetur nga një dallgë e madhe tifozësh që ka pushtuar Dortmundin në ditën e sotme duke krijuar një atmosferë mbresëlënëse.

 

/Shqip.com