Forcat ukrainase rifitojnë territor përreth rajonit Bakhmut
Publikuar:
(16.05.2023 17:13:29)

Forcat ukrainase kanë rifituar rreth 20 km katror territor nga forcat ruse rreth qytetit lindor të Bakhmut ditët e fundit, deklaroi të martën zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hanna Maliar.
Ajo njoftoi në aplikacionin e mesazheve Telegram se forcat ruse kishin avancuar brenda qytetit, ndërsa luftimet e ashpra po vazhdojnë mes palëve.

“Armiku po përparon disi brenda Bakhmutit, duke shkatërruar plotësisht qytetin me artileri”, u shpreh ajo.
Sipas saj forcat ruse në këtë rajon kanë një avantazh në sasi municionesh si edhe në trupa ushtarake.
/Shqip.com