Lajme

Forcat ukrainase në Bakhmut vrasin dy kolonelë rusë

Forcat ukrainase në Bakhmut vrasin dy kolonelë rusë
Forcat ukrainase në Bakhmut vrasin dy kolonelë rusë

Ministria ruse e Mbrojtjes ka raportuar vdekjen e dy kolonelëve të saj në Bakhmut të Ukrainës.

Financial Times shkruan se kolonelët rusë u vranë nga forcat ukrainase në zonën e Bakhmut. Ata ishin kolonel Vyacheslav Makarov, komandant i brigadës së 4-të të pushkëve të motorizuar dhe kolonel Yevgeny Brovko, zëvendëskomandant i korpusit të ushtrisë për punë ushtarako-politike.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se Makarov vdiq rrugës për në spital pasi u plagos gjatë një lufte në jug të fshatit Ivanivske, në perëndim të Bakhmut, ku forcat ukrainase rimorën tokën këtë javë. Brovko u vra nga granatimet dhe mori plagë të shumta me predha.

/Shqip.com