Forcat serbe vëzhgojnë me helikopterë situatën në Jarinje (VIDEO)
Publikuar:
(23.09.2021 14:07:51)

Helikopterë të forcave serbe janë parë duke patrulluar në afërsi të kufirit Kosovë – Serbi, afër Jarinjës, të cilët po vëzhgonin situatën, përcjell Shqip.com.
Dy helikopterët janë duke e përcjellur situatën ku banorët e komunave me shumicë serbe kanë bllokuar rrugën pas vendosjes së reciprocitetit me targat e veturave.
Në pikat kufitare në Bërnjak dhe Jarinje janë duke qëndruar Njësitet Speciale të Policisë së Kosovës, për të mbikëqyrur situatën.
Ndryshe, të hënën, Qeveria e Kosovës ka vendosur masën e reciprocitetit për veturat e Serbisë, të cilat kur hyjnë në Kosovë, duhet t’i zëvendësojnë targat me ato të Kosovës, të cilat vlejnë deri në 60 ditë./Shqip.com