Lajme

“Fontana me ujë në Kuvend”, Fitore Pacolli i përgjigjet Vlora Çitakut

Fitore Pacolli, deputete e VV-së.

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka ironizuar lidhur me deklaratën e deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, e cila deklaroi se në Kuvend do të instalohen fontana uji që deputetë të pinë ujë përmes grushteve.

Ajo madje ka thënë se nga programi zgjedhor që sipas saj ishte fontanë dëshirash, ka përfunduar në fontana uji.

Pas kësaj ka reaguar edhe Pacolli, e cila tha se kjo parti ka nisur “nga deklaratat për fuqizim të shtetit të Kosovë në kontrata për ndarjen e shtetit të Kosovës”.

Lexo edhe:
Çitaku i reagon Pacollit: Nga një program zgjedhor i cili ishte fontanë dëshirash, përfunduam me propozime për fontanë uji

“Nga deklaratat për fuqizim të shtetit të Kosovë në kontrata për ndarjen e shtetit të Kosovës”, është përgjigjur deputetja e pushtetit. Kaq për nënkryetaren e PDK-së”, ka mbaruar ajo.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka vendosur që në çdo lokal të gastronomisë të jetë obligative shërbimi i ujit./SHQIP.com