Lajme

Çitaku i reagon Pacollit: Nga një program zgjedhor i cili ishte fontanë dëshirash, përfunduam me propozime për fontanë uji

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka ironizuar lidhur me deklaratën e deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, e cila deklaroi se në Kuvend do të instalohen fontana uji që deputetë të pinë ujë përmes grushteve.

Ajo madje ka thënë se nga programi zgjedhor që sipas saj ishte fontanë dëshirash, ka përfunduar në fontana uji.

“Nga një program zgjedhor i cili ishte fontanë dëshirash, përfunduam me propozime për fontanë uji në Kuvend”, ka shkruar Çitaku.

Ndryshe deputetja e VV-së, Fitore Pacolli ka thënë se do të instalohen disa fontana uji në objektin e Kuvendit.

“Është faza e dytë e projektit që nënkupton instalimin e fontanave të ujit që vjen nga rrjeti publik e në momentin që i kemi ato fontana, atëherë edhe deputetët nuk do të marrin ujë falas siç u ofron kuvendi tani në seanca. Këto do të instalohen brenda objektit të kuvendit, ku kemi nyjet e ujit”, ka thënë ai.

Lexo edhe:
Qeveria me rregullore për gastronominë: Nuk mund t’ua ndaloni klientëve ujin e pijshëm

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka vendosur që në çdo lokal të gastronomisë të jetë obligative shërbimi i ujit./SHQIP.com