Lajme

Fondi për të Drejtën Humanitare e konsideron si shembull pozitiv urdhrin e Speciales ndaj Mustafës

Salih Mustafa i akuzuar për krime lufte

Fondi për të Drejtën Humanitare e ka konsideruar si shembull pozitive urdhrin e Dhomave të Specializuara të Kosovës në rastin kundër Salih Mustafës për zhdëmtim të viktimave.

Tutje thuher se FDHK këtë urdhër e konsideron si një avancim në realizimin e të drejtës në kompensim të viktimave.

Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDHK) këtë urdhër e konsideron si një avancim në realizimin e të drejtës në kompensim të viktimave”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu, thuhet se vërtetimi i krimit ndaj viktimave të krimeve të luftës përmes aktgjykimeve gjyqësore, qoftë pranë gjykatave vendore apo ndërkombëtare, i krijon kushtet ligjore për parashtrimin e kërkesës për zhdëmtim.

Procedurat e zhdëmtimit të viktimave të krimit mund të bëhen gjatë procedurës penale apo të delegohen në kontest civil. Ky Urdhër, edhe pse unik deri më sot, i bazuar edhe në legjislacionin e Kosovës, duhet të shërbejë si një shembull pozitiv për të gjitha rastet gjyqësore të procedurave në të kaluarën dhe për rastet gjyqësore që do të procedohen në të ardhmen, që viktimave të krimeve të luftës t’i ofrohet e drejta në kompensim dhe kjo e drejtë të jetë efektive dhe në kohë të arsyeshme.

Gjithashtu, realizimi i të drejtës në reparacione (dëmshpërblime), është një shtyllë e rëndësishme e drejtësisë tranzicionale, përmes së cilës viktimave iu njihen humbjet e tyre dhe ndikon në kthimin e dinjitetit të tyre”.

Ky fond shton se qeveria e Kosovës duhet të krijojë legjislacion adekuat dhe mekanizma funksional, të cilët do të ofrojnë realizimin e dëmshpërblimit për viktimat e krimeve të luftës në Kosovë.

Institucionet gjyqësore dhe ekzekutive të Kosovës duhet ta trajtojnë me seriozitet këtë çështje. Gjykatat në Kosovë duhet ta trajtojnë me një rëndësi të veçantë çështjen e kompensimit, qoftë në proceset penale, qoftë kur janë deleguar në konteste civile, në mënyrë që viktimat e krimit ta realizojnë të drejtën në kompensim. Ndërsa qeveria e Kosovës duhet të krijojë legjislacion adekuat dhe mekanizma funksional, të cilët do të ofrojnë realizimin e dëmshpërblimit për viktimat e krimeve të luftës në Kosovë, që janë konfirmuar me vendimet e plotfuqishme që nga përfundimi i luftës”.

Lexo edhe:
Salih Mustafa urdhërohet të paguajë 207 mijë euro zhdëmtim viktimave

Ndryshe, gjykata Speciale e ka urdhëruar Mustafën të paguajë 207 mijë euro si zhdëmtim për tri viktimat e tij të drejtpërdrejta dhe pesë jo të drejtpërdrejta.

Ish-komandanti i UÇK-së – Salih Mustafa

30 mijë euro do t’i marrë viktima numër “8”, 80 mijë euro viktima numër “9”, 60 mijë euro viktima “10”, nga 10 mijë euro viktimat “5”, “6” dhe “12”, 5 mijë euro viktima “11” dhe dy mijë euro viktima me numrin “13”.

Ndryshe, Sali Mustafa u dënua me 26 vjet burgim me akuzat për ndalim arbitrar, torturë dhe vrasje të paligjshme.

Këto krimet dyshohet se janë kryer në kompleksin e ndalimit në Zllash, në prill të vitit 1999.

Në emër të popullit të Kosovës, për arsyet e shtjelluar në aktgjykim ju shpall fajtor, për torturë për krime lufte, ndalim arbitrar për krime lufte, si pjesë e ndërmarrjes kriminale”, deklaroi gjyqtarja në momentin e shpalljes së dënimit.

Gjyqtarja ka deklaruar se dëshmitarët e Prokurorisë, ishin dëshmi të besueshme dhe të mbështetura.

Gjykimi filloi ka filluar më 15 shtator më 2021. Mbrojta bëri mbrojtjen e saj më 22 mars 2022. Tetë viktima morën pjesë në proces dhe të gjithë ishin nën masa mbrojtëse. Në lidhje me dëshmitarë e prokurorit të specializuar, trupi gjykues vlerësoi se të gjitha dëshmitë e dëshmitarëve ishin të besueshme dhe të mbështetura”, tha gjyqtarja.

Sipas saj, të ndaluarit në Zllash u mbajtën në kushte të mjerueshme nga BIA (një strukturë ushtarake e UÇK-së).

Salih Mustafa ishte arrestuar në shtator të vitit 2020, duke qenë i pari i ftuar nga Gjykata Speciale.

/Shqip.com