Kulturë

Flutura Açka për Helena Kadarenë: Si nuk e takova në kohën e duhur, për fjalët e duhura…

Flutura Açka dhe Helena Kadare
Flutura Açka dhe Helena Kadare

Shkrimtarja e njohur, Flutura Açka, ka bërë një postim të ndjerë duke e shoqëruar me fotot e saj me Helena Kadarenë, në dy kohë.

Përmes një imazhi të 1996-ës dhe një foto të takimin të djeshëm në takimin për 8 Marsin në Qendrën Kombëtare të Librit, Açka shpreh një keqardhje që nuk janë takuar në kohën e duhur për fjalët e duhura.

“Paskëshin kaluar plot 28 vite. Kur u ndamë dje mendova se si nuk e kisha takuar në kohën e duhur për fjalët e duhura. Do t’i marrim me vete bashkë me heshtjen… të ruajmë kohën nga animi. Me Helena Kadarenë, maj 1996, mars 2024”, shkruan Açka.

/Shqip.com