Lajme

Florian Qehaja merr detyrën e ambasadorit të Kosovës në Maqedoninë e Veriut

Ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja dhe Pridon Sadriu

Florian Qehaja, sot e ka marrë detyrën si ambasador i Kosovës në Maqedoninë e Veriut.

Në një njoftim të ambasadës bëhet e ditur se, Prindon Sadriu, i ngarkuar me punë në këtë ambasadë i ka dorëzuar detyrën Qehajes.

“Në prani të diplomatëve të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Shkup, po ashtu edhe të Konsullatës të Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Strugë, si dhe përfaqësuesit të Republikës së Kosovës në MARRI është pritur Ambasadori i Republikës së Kosovës Florian Qehaja, i cili zyrtarisht mori detyrën nga Sadriu”, thuhet në njoftim.

Qehaja në këtë rast ka falënderuar Sadriun si dhe diplomatët tjerë për pritjen e ngrohtë, gjithashtu u zotua për bashkëpunim të mirëfilltë, duke vlerësuar lartë angazhimet në interes të Kosovës.

Qehaja sot pritet që ti dorëzoj kopjet e letrave kredenciale tek Ministri i Jashtëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani./Shqip.com

Ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja dhe Pridon Sadriu