Sport Shqiptar

Florent Muslija – bëhet me skuadër të re

Florent Muslija - bëhet me skuadër të re

Florent Muslija ka ndërruar ambient, por nuk është larguar nga Gjermania.

Mesfushori nga Kosova është ka nënshkruar marrëveshje me Padebornin – skuadër që garon në Bundesliga 2.

23 vjeçari do e djersit fanelën me numrin 30-të, ndërsa ka nënshkruar kontratë një vjeçare.

Ai ka shëputur bashkpunimin me Hannoverin, skuadër në të cilën luajti gati katër vite.

Nëprmjet një postimi në Instagram, ai është ka shpalour kujtime me këtë skuadër, teksa ka shprehur falenderimet për kohën e kaluar aty.

“Të dashur tifozë të Hanoverit, pas tri viteve e gjysmë, më duhet t’ju them lamtumirë. Dëshiroj t’i falënderoj të gjithë zyrtarët dhe tifozët për vitet ngazëlluese dhe të dobishme në Hanover.

Nuk do ta harroj kurrë debutimin në Bundesligë me fanellën e 96-it! Siç e keni vërejtur, unë i jam bashkuar Paderbornit dhe mezi e pres takimin me juve në Paderborn.

Kujdesuni për veten! I juaji Florenti”, ka shkruar ai.

Mund të jetë një imazh i 1 person
Florent Muslija – pas nënshkrimit të kontratës me Padebornin

Por, ai nuk është futbollisti i parë shqiptar që ka luajtur te Paderborni.

Fanelën e këtij ekipi e kishin djersitur në të kaluarën Alban Meha dhe Klaus Gjasula.

Sa i përket formës, Paderborni gjendet në vendin e nëntë të Bundesliga 2, me 27 pikë të grumbulluara, pas 18-të ndeshjeve të zhvilluara. /Shqip.com