Art Jetese

Flokët e kësaj vere s’do t’ju lodhin fare

Ilustrim

Tani që vjen vera, pavarësisht dashurisë që kemi për pjastrën, është e pamundur që krehja të qëndrojë siç duam ne.

Nga ana tjetër, jo gjithmonë jemi në humor për flokë të kapura dhe nëse është kështu e dimë dilemën në të cilën ndodheni.

Çfarë të bëjmë me flokët këtë sezon?

Fatmirësisht, trendi i ri më i famshëm është: “lëri flokët siç i ke”! Stilimi natyral i flokëve të dallgëzuara do t’ju marrë fare pak kohë dhe mund. 

Pjastrën përdoreni fare pak në formë valësh dhe jeni gati! Një tjetër metodë është të flini me flokët jo 100% të thatë. Në mëngjes do të shihni këtë onde./SHQIP.com