Sport Ndërkombëtar

Flitet për krizën në çift, ata janë drejt vendimit final

Pavarësisht disa thashethemeve për një krizë të mundshme mes Cristiano Ronaldos dhe Georgina Rodriguez, të dy duket se do të martohen së shpejti.

Siç raporton media spanjolle “OkDario”, portugezi dhe partnerja e tij i kanë kaluar ditët e fundit së bashku në Madrid, ku kanë një shtëpi të tyre luksoze, si shumë të tilla në disa vende.

Çifti po e planifikon të ardhmen së bashku, aq sa kanë nënshkruar një marrëveshje paramartesore. Po çfarë nënkupton kjo e fundit për dy personazhet në “lupën” mediatike botërore?

Kontrata paramartesore parasheh që shtëpia e familjes në Madrid t’i shkojë Georginës, si dhe 100 mijë euro në muaj shpenzime gjatë gjithë jetën. Megjithatë, disa detaje të marrëveshjes mund të kenë ndryshuar pas lindjes së vajzës së fundit të çiftit.

Por, ka më shumë për këtë çift dhe fëmijët e tyre. Sipas programit “Noite de Estrelas”, Georgina jo vetëm që do të jetë nëna biologjike e Alana Martina dhe Bella Esmeralda, por edhe mamaja ligjore e fëmijëve të tjerë të CR7.

“Unë e di nga një burim shumë solid dhe i afërt që Georgina, përveçse nëna e Alana dhe Bella Esmeralda, është edhe nëna e binjakëve Eva dhe Mateo, domethënë jo biologjike, por janë të regjistruar në regjistër si fëmijët e saj dhe kanë mbiemrat e tyre”, zbuluan gazetarët e të njëjtit program.

E sigurt është se Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez ecin së bashku dhe po shfaqen në evente, duke larguar kështu thashethemet për ndarjen e tyre të mundshme. Ata e kanë thyer në një mijë copa atë ‘krizë’ që mediat pretendonin se po kalonin futbollisti me influencuesen.

/Shqip.com